I thashë qiellit të të dashuroj,
i tregova tokës për flokët e tu.
Nën hijen e diellit lexova për ty,
në një libër të vjetër,
një poezi të lagur me lotët e mi.
U dashurova me hijen tënde,
ëndërrova një botë për ne të dy.
Edhe luleve u fola për ne,
as shiu s’i fshiu gjurmët tona.
Ishim një libër i zbrazët,
unë shkrova faqet me zërin tim,
i lexova në heshtje,
i tretja në vete.
U larguam përgjithmonë,
për të mos u takuar,
për të mos u dashuruar më —
si dy vargje që s’u shkruan kurrë.








Lascia un commento