Nje ëndërr per paqe

Ndoqem një ëndërr,
me hapa të shpejte
në shtigje të bardha,
me flukse të rregullta.

Ndjemë një dëshirë,
ndoqem disa hapat,
perqafuam hijet,
jetuam frikën:
per një dëshirë e marrë.

Çmenduria na ndjek,
marrëzia s’na lë të qetë.
Kemi shpirtin e dëmtuar
dhe arsyen e shtrënguar.
shikojmë ngjyrat, dëgjojmë fjalët,
jetojmë frikërat rreth nesh,
vuajmë dëshirat, mendimet më të largëta.
S’kerkojmë ndihmë,
na mjaftojnë shikimet.

Na quani te çmëndur
sepse shikojmë ngjyrat.
Ju jetoni bardh e zi,
ne duam dritën.

Jemi ndryshe sepse duam jetën.
Nuk duam luftën,
ndjekim gëzimin,
dëshirojme buzëqeshjen, fytyrat plot hare.
Nuk duam lotët
as shpirtrat e ankthshëm.

Dëshira dhe marrëzia,
një armëpushim i heshtur
i jetuar nga ata që përjetojnë luftën,
i treguar nga ata që heshtin.

Lavdëroni fytyrat, por s’shikoni shpirtrat.
Dëshironi padrejtësinë
nga frika e dështimit.
Gënjeshtra,
të bukura si lulet e pranverës,
të pafundme pranë etjes në shkretëtirë.

Janë të paktë ata si ne.
Jemi te huaj në një botë me gjëmba.
Jemi naiv përballë iluzionit.
Kemi ndjekur një ëndërr plot ngjyra.
Për një sekondë besuam se fituam.
Dëshiruam botën, ashtu, me ngjyra.
E jetuam—
në një fraksion të sekondës.

Një ëndërr e mrekullueshme.
Per një botë ne paqe.




Lascia un commento

Ciao, sono Evisa

Blog di poesia, giornalismo e attualità. Radici e orizzonti per raccontare la poesia. Il pensiero e la libertà di parola alimentano le nostre giornate. Attualità, guerra e pace tutte raccolte e raccontate tramite la poesia.

Let’s connect